INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër. Nis puna për rehabilitimin e zonës nga rrëshqitja e dheut

Gjirokastër. Nis puna për rehabilitimin e zonës nga rrëshqitja e dheut

Publikuar më: 09:16 23-02-2018

Në Gjirokastër kanë nisur punimet për rehabilitimin e zonës ku pati rrëshqitje dherash dhe u rrezikua një pallat banimi. Pas rekomandimeve të lëna nga Shërbimi Gjeologjik Shqiptar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, në lagjen “Kodër e Shtufit”u ndërhy për disiplinimin e ujërave sipërfaqësorë dhe tan i punimet po vazhdojnë në terren. Shpime gjeologjike dhe analiza laboratorike u kryen në disa pika për të pasur garanci dhe siguri në ndërhyrjet që janë parashikuar. “Rehabilitimi i zonës dhe normalizimi i situatës janë prioriteti i punës sonë. Falë angazhimit maksimal, do të ofrohet zgjidhje për shqetësimet e banorëve dhe siguri për jetët e tyre. Çdo ditë në punë, çdo moment pranë komunitetit!”, thuhet në njoftimin e Bashkisë Gjirokastër. Pas rrëshqitjes së dherave bashkia kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme por qeveria e refuzoi sepse ishte konstatuar që situata e krijuar ishte për shkak të neglizhencës.

Article Logic
Execution time: 0.0034308433532715