INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastër, qëllohet me armë makina e policisë, në kërkim të autorit

Gjirokastër, qëllohet me armë makina e policisë, në kërkim të autorit

Publikuar më: 12:32 28-10-2018

Një sulm i paprecedentë me armë ndaj policisë është shënuar rreth orës 10:00 të së dielës në fshatin Bularat në Gjirokastër.

Policia bën me dije se 35-vjeçari Kostandinos Kaçifa ka qëlluar me armë në ajër e pas ndërhyrjes së uniformave blu ka qëlluar në drejtim të tyre.

“Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Shtetasi Kostandinos Kaçifa porsa ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e tyre. Shtetasi Kostandinos Kaçifa jeton në Greqi dhe ka rreth një javë që ka ardhur në Bularat”, thuhet në komunikatën për mediat.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka punonjës policie të plagosur, por vetëm është thyer xhami i mjetit të policisë.

Ndërkohë Blutë e Gjirokastrës, forcat “Shqiponja” dhe RENEA kanë rrethuar zonën dhe po vazhdojnë kërkimet për kapjen e Kostandinos Kaçifa.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032739639282227