INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjirokastra destinacion i preferuar. Banesa Kadare një nga objektet më të vizituara [VIDEO]

Gjirokastra destinacion i preferuar. Banesa Kadare një nga objektet më të vizituara [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 24-07-2018

Qytetet historike po tëheqin çdo ditë e më shumë vizitorë në Shqipëri. Në këtë sezon veror Gjirokastra, është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara, jo vetëm për arkitekturën dhe historinë që mbart, por edhe si vendlindja e shkrimtarit Ismail Kadare. Banesa e tij është shndërruar në një qendër multikulturore dhe fama e shkrimtarit ka bërë që kjo shtëpi muze të marrë dhe vëmendje maksimale të studiuesve të huaj.
‘’Kam dëgjuar edhe më parë për këtë qytet dhe vendosa ta vizitoj dhe banesën e Kadaresë. Më kanë bërë shumë përshtypje fotografitë e ekspozuara në këtë banesë që paraqesin Shqipërinë e viteve ’90. Qëllimi i udhëtimit tonë në Shqipëri janë disa kërkime historike që përfshijnë peridhën prej clirimit të saj, vitet e diktaturës dhe luftën civile në Shqipëri. Jemi pa fjalë nga mikëpritja gjirokastrite'' pohon turisti.

''Gjatë përgatitjeve për këtë udhëtim lexova për historinë e vendit tuaj dhe vendosa te vij dhe tek banesa e Kadaresë. Shtëpia është shumë e bukur, duket e re dhe origjinale'' pohon tursitja. 

Prej fillimit të hapjes së kësaj shtëpie si muze sipas përgjegjësit, Bruno Pjetri, numërohen rreth 20 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229