INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka që duhet të dini për sfidën Manchester United-Juve, nga historiku ndeshjeve tek formacionet e sotshme

Gjithçka që duhet të dini për sfidën Manchester United-Juve, nga historiku ndeshjeve tek formacionet e sotshme

Publikuar më: 12:59 23-10-2018

Sot, në Champions League përballen dy ekipe që kanë një histori mjaft interesante në përballjet e tyre dhe sidomos në këtë të sotmen. Duke e filluar që nga dy “yjet” e ekipit, C.Ronaldo dhe Paul Pogba.

Paul Pogba, ka marrë pjesë në të tre golat (dy gola dhe një asist) e shënuar nga Manchester United në këtë Ligë Kampionësh. Kjo do të jetë ndeshja e parë kundër ish-ekipit të tij të mëparshëm.

Ndërsa, sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo, ka realizuar pesë gola dhe ka dhënë dy asiste në gjashtë ndeshje Champions-i, të luajtura kundër ish-skuadrës së tij.

Herën e fundit, kur Manchester United dhe Juventusi janë ndeshur mes tyre, ishte në fazën e dytë të grupeve të Champions-it, sezoni 2002-2003. “Djajtë e Kuq” kanë fituar në të dyja lojrat (2-1 në shtëpi dhe 3-0 në transfertë).

Sot, Alegri nuk do të ketë në dispozicion të tij Emre Xhan, Khedirën dhe Mario Manxukiç, i cili ka pësuar një dëmtim në kavilje. Trajneri besohet se mund t’i qëndrojë formacionit 3-4-2-1, si në ndeshjen ndaj Young Boys.

Ndërsa, Mourinho e konfirmoi në konferencën për shtyp se Valencia dhe Alexis Sanchez do mungojnë në këtë takim. Ai gjithashtu tha se sipas tij, Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave dhe Juventusi ekipi kryesor për të fituar këtë kompeticion.

juventus_formacion.jpg

mourinho.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0017552375793457