Një dasëm tjetër në horizont! Pas 3 vitesh së bashku, Blero dhe Afrona Dika kanë vendosur të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një martesë më 21 shtator të vitit 2019. Prej kohësh, çifti bashkëjeton së bashku, por tashmë ata kanë marrë vendimin për të quajtur njëri-tjetrin zyrtarisht burrë dhe grua.
Të gjithë ne tanimë jemi sy e veshë për të mësuar më shumë detaje rreth dasmës, ceremonisë, të ftuarit, fustanit të Afronës etj.
Sipas ‘Prive’ çifti ka zgjedhur bregdetin e Shqipërisë për të mbajtur dasmën,konkretisht në një resort luksoz në Shëngjin, në plazhin e njohur si “Rana e Hedhun”.Ndërkohë që mendohet se do të jenë rreth 300 persona të ftuar, mes tyre miqtë dhe familjarët.
Mësohet se dekori i ambientit nuk do të jetë i ngarkuar dhe gjithçka do të ndriçojë në ngjyrën e bardhë.
Përsa i përket fustanit të bardhë, Afrona Dika do të jetë një nuse shumë e thjeshtë, e cila do të veshë dy fustane nusërise.