INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithçka që nuk duhet të humbisni nga eventi më i përfolur i momentit BRITs Awards [VIDEO]

Gjithçka që nuk duhet të humbisni nga eventi më i përfolur i momentit BRITs Awards [VIDEO]

Publikuar më: 16:50 22-02-2019

Është mbajtur mbrëmjen e së djeshme eventi më i madh i muzikës BRITs Awards në Londër. Ky event nderoi me çmime më të mirët e muzikës britanike, por jo vetëm. Ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Brit Awards’ natën e kaluar çoi në shtëpi shumë yje me çmime të ndryshme.

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa ishte një ndër artistet me më shumë nomimme, e cila ka arritur që të shkëlqejë mbrëmë. Ajo fitoi çmimin “Kënga më e mirë britanike e vitit” me këngën “One Kiss” në bashkëpunim me DJ Calvin Harris. Pas marrjes së çmimit Dua ka dalë në skenë me Calvin të cilin e ka falënderuar për këtë këngë. Dua Lipa dha dhe një super performancë me këngën ‘One Kiss’ në eventin më të përfolru të momentit.

Rikujtojmë se ylli i muzikës është fituese e dy çmimeve Grammy, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë në botë që ka rrëmbyer dy çmimet në fjalë.

 

 
 
 
View this post on Instagram

ONE KISS ? | @dualipa ❤️???| #INLife #BRITs #DuaLipa

A post shared by IN Life (@inlife.al) on

 
 
 
View this post on Instagram

BRITISH SINGLE OF THE YEAR @calvinharris ONE KISS!! Craaaaazy!!!! Thank you thank you thank you @brits ???

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on


Këngëtarja e njohur, Pink në ‘Brit Awards’ u nderua me çmimin për “arritje jetësore”. Në videon promovuese të çmimit për këngëtaren janë cituar sukseset e shumta që ajo ka pasur ndër vite, dhe në veçanti ylli i saj i sapo shtuar në “Walk of Fame”. Pink është ngjitur e emocionuar në skenën e “Brit Awards” për të marrë këtë çmim teksa ka falënderuar pa masë fansat e saj për mbështetjen. Kënëgtarja që e ka pasur edhe idhull Dua Lipa performoi disa nga këngët e saj që krijoi një atmosferë magjike.

 
 
 
View this post on Instagram

The #BRITs 2019 will go down in history ?

A post shared by BRITs (@brits) on

 
 
 
View this post on Instagram

"It's been an awesome 20 years. Here's to 20 more!" @pink you are one of a kind! #BRITs

A post shared by BRITs (@brits) on

/>Beyonce dhe Jay Z fituan çmimin “Best International Group” për këngën ‘Apshit’ të cilin e kanë xhiruar në muzen e Luvrit në Paris. Ata nuk ishin prezentë në ceremoninë e çmimeve, por e kanë pranuar çmimin dhe e kanë falenderuar nëpërmjet një video që kanë shfaqur në Instagram, por ajo që ra më shumë në sy dhe që ka ngjallur shumë diskutime ishte se ata ndodheshin para pikturës së Dukeshës Meghan Markle.

 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Beyoncé (@beyonce) on


Këngëtari i njohur britanik, Ed Sheeran është nderuar me çmimin për “arritje globale” në ‘Brit Awards 2019’. Kjo arritje vjen si rrjedhojë e suksesit të tij me albumin e fundit “Divide”, i cili është shitur me miliona kopje në mbarë botën. Nga ky album rrjedh edhe super hiti “Shape of you”, që renditet aktualisht si kënga e dytë më e klikuar në historinë e YouTube. Megjithëse u shpërblye, këngëtari nuk ishte prezent në mbrëmje për të tërhequr çmimin, por që i ka falenderuar të gjithë nëpërmjet një video live.
Sigurisht që ky event nuk do të kalonte pa nderuar edhe vajzën më të komentuar dhe më të suksesshme të momentit Ariana Grande. BRITs Awards 2019 ka konsideruar Ariana Grande si ‘femra më e mirë ndërkombëtare’.
Ndërkohë që Drake si ‘mashkulli më i mirë ndërkombëtar’.
Të dy ata nuk ishin prezente në ceremoninë e çmimeve.
Në kategorinë më të përfolur “Video Më e Mirë Britanike”, fitues doli grupi i vajzave Little Mix me këngën “Ëomen Like Me”, që e sollën në bashkëpuinim me Nicki Minaj. Në këtë kategori e nominuar ishte edhe këngëtarja shqiptare Rita Ora e cila nuk ishte e pranishme për shkak të turit në Amerikë mirëpo të gjithë kolegëve u ka dëshiruar suksese.
Grupi i njohur i muzikës pop rock ’the 1975’ kanë rrëmbyer 2 çmime, atë të ‘grupit më të mirë të vitit’ , por edhe çmimin ‘albumi më i mirë’ për albumin ‘A Brief History of Online Relationships’
Ndërkohë që nuk duhet të lemë pa përmnedur edhe performancën më fenomenale të mbrëmjes, atë të Jess Glynne, e cila u cilësua frymëzuese, pasi teksa këndonte në skenë nisi të fshinte makijazhin.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042328834533691