Koncertet e Lady Gaga janë po aq të çmendura prapa skenës, sa janë edhe jashtë saj.
Artistja gjithmonë kontroverse ndau me fansat e saj gjithë “fazën” përpara se të futej në skenën e koncertit nëpërmjet Snapchat. Dhe duhet thënë se çfarë pamë ishte e habitshme edhe për Gagan, Ajo u tregoi të gjithëve “ushqimin” e saj para shfaqjes, të cilin e injëktoi menjëherë në gjak ndërkohë që nuk dihet se çfarë substance bëhej fjalë. Por natyrisht që spektakli jashtë skene vetëm sa i paraprinte atij që do të vinte më vonë. Në mes të një performance energjike, këngëtarja 30 vjeçare tregoi si zakonisht më shumë se thjesht lëkurë, me gjoksin që “kërceu” jashtë bluzes së saj dhe përshëndeti të gjithë publikun. Si gjithmonë Lady Gaga e justifikoi çmimin e biletës për fansat e saj.