INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithë sukseset e Ermal Mamaqit në 34 vite

Gjithë sukseset e Ermal Mamaqit në 34 vite

Publikuar më: 16:52 21-03-2016

Një nga personazhet më simpatikë dhe më të ndjekur të botës së spektaklit nga publiku, Ermal Mamaqi, ka mbushur sot plot 34 vjeç.

Duket e vështirë të shohësh Ermalin të rritur, edhe pse ai tashmë është baba, pasi jemi mësuar ta shohim gjithmonë energjik dhe adoleshent, ashtu siç ai vetë këndon në “Ditët E Mia”, këngë të cilën e publikoi për 30 vjetorin e tij. Sot baba i vogëlushit  Joel, i martuar me prezantuesen bukuroshe dhe tashmë businesswoman-in Ami, Ermali ka bërë goxha rrugë që nga djaloshi me kapele kaubojsi që këndonte “Mos Harro Të Vish”.

I rritur, por ende mjaft i ri, Ermali është që në këtë moshë një nga veteranët e ekranit dhe spektaklit shqiptar, pasi ai është aktiv prej vitesh, që nga koha e grupit The Dreams. Ermali filloi gjithçka si këngëtar, si pjesë e grupit The Dreams, me të cilët numëron hite të shumtë, ikonë për kohën. Kujtojmë këngë si “Nuk Dua Ta Di” apo “Mos Fustanin” të cilat jemi të bindur që kush i ka arritur i mban mend përmendësh. Videoklipe të cilat na kanë ndryshuar verërat e fillim-viteve 2000.

Ai më pas ka ndjekur karrierën si personazh i humorit me role në Portokalli, pjesë e grupit The SHBLSH prej vitesh, si dhe në Apartamentin 2XL, ku luajti përsëri krah disa aktorëve të grupit. Megjithatë muzika mbetet pasioni i tij i parë dhe më i madh, pavarësisht se sot drejton emisionin e tij shumë të suksesshëm “6 Ditë Pa Ermalin”, e cila ka mbërritur në sezonin e dytë. Dhe kështu historia e të djaloshit me shumë talente është e gjatë, por le të kujtojmë së bashku disa nga momentet e tij më të veçanta, me foto dhe videoklipe.

Kënga që i bëri të gjithë për vete dhe i shkriu ata së qeshuri, fjalët e së cilës i mbajmë mend përmendësh edhe sot. Edhe pse tashmë nuk shkojmë më me biçikletë dhe tren në plazh. As shalqinj nuk marrim më... 

 

The Shblsh në Pallatin e Kongreseve. Kush nuk i mban mend udhëtimet në autobuz apo Amarildon dhe prindërit?

 

Dy dashuritë e mëdha të Ermalit, bashkëshortja Ami dhe djali i tij Joel. Dyshja u njoh në kohërat e Portokalli, ku Ami prezantonte dhe Ermali ishte aktor. Pjesa tjetër është histori...

 

Vdekja në Apartamentin 2XL, një nga skeçet më të njohur të këtij spektakli.

 

Më pas e kishte radhën filmi “Femrat”, një sukses i padiskutueshëm kinematografik, ku të gjeje bileta për ta parë ishte problem më vete.

 

Rrugëtimi televiziv i Ermalit ka mbërritur tek "6 Ditë pa Ermalin" në DigitAlb, ku ka njohur suksese të mëtejshme si një nga emisionet më të ndjekur.

Article Logic
Execution time: 0.0024271011352539