INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithë sytë tek Jennifer Aniston! Brad Pitt flet për lidhjet romantike gjatë fjalimit në 'Golden Globe'

Gjithë sytë tek Jennifer Aniston! Brad Pitt flet për lidhjet romantike gjatë fjalimit në 'Golden Globe'

Publikuar më: 13:20 06-01-2020

Është mbajtur mbrëmë nata gala e ndarjes së çmimeve “Golden Globe”. Brad Pitt u vlerësua me çmimin “Aktori më i mirë në rol joprotagonist” për filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Pasi mori çmimin, ai mbajti një fjalim të shkurtër, ku bëri dhe shaka për romancat e tij dhe lidhjet e pretenduara nga mediat.

“Do të doja të sillja nënën time, por nuk munda, sepse për këdo grua me të cilën më shohin pranë, thonë që e kam të dashur. Dhe do të ishte pak e çuditshme,” tha ai.

Menjëherë nga kamerat u fokusua Jennifer Aniston, e cila filloi të qeshte. Dyshja kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në 2005 dhe tashmë ruajnë një marrëdhënie miqësore, edhe pse të shumtë janê ata që do donin t’i shihnin bashkë.

DFC0B050-0737-488A-8C2E-DB7D4449836B-300x169.png

Article Logic
Execution time: 0.0035529136657715