Katy Perry shkëlqeu në skenë ndërkohë që po performonte për të mbështetur Hillary Clinton në Konventën Kombëtare Demokratike.
Por megjithëse kryefjala e natës natyrisht ishte kandidatja për presidente të SHBA, as këngëtares 31 vjeçare nuk i munguan mbështetësit e saj në radhët e publikut. Një ra në sy më shumë se të tjerët, dhe kush tjetër përveç të dashurit të saj Orlando Bloom. Aktori hollywood-ian tregoi që është gjithmonë aty për Katy-n, ndërkohë që nuk ia shqiti sytë për asnjë çast, duke e filmuar të gjithë performancën e saj. Si për të thënë kështu se ishte krenar për të.