INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithmonë gati. Ilir Meta provon sportet ekstreme [VIDEO]

Gjithmonë gati. Ilir Meta provon sportet ekstreme [VIDEO]

Publikuar më: 08:22 06-08-2018

Më shumë se kushdo pushimet duket se po i shijon Presidenti Ilir Meta. Nga bregu në mal, ecje dhe sporte ekstreme. Madje kreu i shtetit nuk ka nguruar që ti ndajë këto momente me miqtë e tij në rrjetin social facebook. Mëngjesin e kësaj të hëne Presidenti Ilir Meta provon dhe Zin- Line, sportin ekstrem të rrëshqitjes me litar.
Një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës, e përshkruan presidenti Meta duke ftuar të gjithë ta provojnë
Ilir Meta:
“Kush dëshiron të përjetojë një eksperiencë fantastike në Grykën e Rugovës duhet të shijojë Zip-Line. Është një adrenalinë e paparë!”.
Presidenti Meta tregoi se do të ishte gjithmonë gati për sportet ekstreme, të cilat do të mbeten përherë të dashura për të.

Article Logic
Execution time: 0.0022850036621094