Arbana Osmani është përfshirë ditën e premte në një situatë aspak të këndshme në zonën e ish-bllokut. Arbana shfaqej e shqetësuar duke komunikuar me policët dhe duke firmosur, ndërkohë që pranë saj qëndronte dhe Eduart Grishaj, i përfolur së fundmi si i dashuri i moderatores.
intv.al ju tregon se moderatorja po kalon fundjavën në Borsh bashkë me djalin e saj, por edhe krah regjisorit të saj. Këtë e tregon mjaft mirë fotoja më poshtë e siguruar nga intv.al, ku shihet dyshja teksa Eduardi po fotografon moderatoren, Arbana Osmani.
Dyshja këtë fundjavë vendosi ta kalojë në Borsh në South Outdoor Festival, ku morën pjesë edhe shumë personazhe të famshëm shqiptarë./intv.al/