Siç dihet nga shumë tashmë, Era Istrefi u bë e njohur në 2016-ën kur pushtoi botën me “Bon Bon”.
Asokohe Era kishte pas vetes menaxherin dhe ish- partnerin, Faton Shoshi.
Ata e shkëputën marrëdhënien si personale ashtu edhe profesionale më vonë në 2017-ën.
Këtë e konfirmoi vetë menaxheri i label-it “Nesër” që përveç Erës menaxhon edhe Ledrin.
Shoshi u shpreh se arsyeja e ndarjes ishin mosmarrëveshjet në lidhje me karrierën e Erës jashtë vendit, pas nënshkrimit të kontratës me “Ultra Music”.
Por, që atëherë nuk është zbuluar se cili ka qenë personi që e ka zëvendësuar Fatonin, duke qëndruar pas Erës në çdo hap të rëndësishëm të karrierës. Muzika, sidomos në Shtetet e Bashkuara, vështirë të bëhet vetëm.
Pak më parë, Era e zbuloi përmes një postimi në Instagram ku e falenderon publikisht njeriun që i ruan shpinën.
Ai është avokati shqiptar Besnik Berisha.
“Shumë faleminderit avokatit më të mirë ose siç e thërrasin “Goat”, që më ruan shpinën gjithmonë. Nuk mund të të falenderoj kurrë sa duhet.”
Por për të gjithë ju që nuk e dini z.Besnik është daja i këngëtarit shqiptar, Butrint Imeri. Këtë e kanë treguar edhe vetë dyshja në një postim të bërë nga avokati i njohur.