INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjithmonë muskuloze? Ja si ka ndryshuar Dorina Mema në vite [FOTO]

Gjithmonë muskuloze? Ja si ka ndryshuar Dorina Mema në vite [FOTO]

Publikuar më: 12:23 20-07-2016

Një nga modelet fitness të para në Shqipëri, në mos e para, Dorina Mema duket se ka qenë gjithmonë në formë.

Por a ka qenë përherë aq muskuloze sa është sot? Këtë kuriozitet ka menduar vetë bukuroshja që të na e shuajë, duke postuar një foto në Insta ku shfaqet ndryshimi i saj në 7 vite. Në 3 foto, respektivisht të viteve 2006, 2009 dhe 2013, është e qartë se ndryshimi është i dukshëm. Pavarësisht se linjat e fitness nuk i kanë munguar, ajo ka ardhur duke shtuar masë gjatë viteve. Dorina jo vetëm ka shtuar muskujt, por ka ndryshuar edhe look-un gjatë kësaj periudhe. Ndryshimi i dukshëm është ai i vitit 2009, ku shfaqet bionde dhe si rrallë-herë, larg palestrës. Dorina nuk ndalet, dhe të mendosh që shkrepja e fundit këtu është në vitin 2013, pasi stërvitja për 2016 ende nuk ka përfunduar. 

Article Logic
Execution time: 0.0020949840545654