Yjet e ribashkuar të rock-ut, Guns N’ Roses janë legjendarë për problemet e tyre jashtë skene dhe e dëshmuan edhe një herë tjetër që këto nuk janë vetëm fjalë.
Ndërkohë që po udhëtonin drejt Torontos për një koncert, yjet e “Sweet Child o’ Mine” u ndaluan në kufirin kanadez pasi kishin me bete një armë zjarri. Këtë e rrëfeu vetë Axl Rose përpara 50 mijë fansave në koncertin e të shtunës. Pavarësisht armës, ata u lejuan të vazhdojnë pasi kjo e fundit nuk i përkiste askujt prej tyre. Nuk ndodh zakonisht të të besojë policia kur thua që “nuk e ke bërë ti”, por fundja...ata janë Guns N’ Roses.
Dhe si të tillë, natyrisht që mbërritën me vonesë në koncertin për të cilin biletat ishin shitur të gjitha, por e justifikuan veten më së miri me 3 orë performancë ku kënduan plot 25 këngë