INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjobat për rripin e sigurisë, Tahiri ndjek në terren punën e policisë [VIDEO]

Publikuar më: 11:55 14-09-2016

Ka nisur zbatimi i Kodit të ri Rrugor, ku masat ndëshkuese janë shumëfishuar për të gjithë ata që shkelin rregullat e përcaktuara në ligj. Për këtë qëllim, Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka ndjekur nga terreni punën e policisë rrugore. Pika e shumëpërfolur është ajo e gjobave për shoferët që nuk vënë rripin e sigurisë apo dhe ata që nuk përdorin fiksueset për fëmijët nën 4 vjeç.
Në një prononcim për mediat, Ministri i Brendshëm tha se siguria rrugore në vend është problematike dhe se po ndërmerren masa për të minimizuar aksidentet.
Saimir Tahiri:
“Ne jemi të vetëdijshëm se kemi një problem jo të vogël me sigurinë rrugore. Shifrat dhe statistikat na e thonë shumë qartë që duhet ta adresojmë këtë çështje në themel. Nga njëra anë duke forcuar masat edukuese për drejtuesit e automjeteve dhe kjo është arsyeja se pse në kurrikulat arsimore ka një pjesë për edukimin e të rinjve për qarkullimin rrugor dhe nga ana tjetër duhet të bëjmë më shumë për të edukuar në rrugë qoftë drejtuesit e mjeteve qoftë këmbësorët.
Kemi një problem me sigurinë në rrugë që është i pakrahasueshëm me çdo vend të Ballkanit dhe akoma më shumë të Bashkimit Evropian. Kjo ka të bëjë me të trashëgiminë që kemi gjetur në kuadër të punës së policisë rrugore. Deri dje punonjësit e policisë rrugore suleshin si karkaleca në rrugë për të gjobitur. Rripi i sigurimit shpëton jetën”.

Article Logic
Execution time: 0.0034248828887939