INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjobat për rrjetet sociale. 50 milionë euro nëse nuk fshin komentet për 24 orë [VIDEO]

Publikuar më: 12:31 30-06-2017

Kompanitë e mediave sociale në Gjermani do të përballen me gjoba deri në 50 milion euro nëse nuk arrijnë të heqin përmbajtjen “e paligjshme" në kohë. Nga tetori, Facebook, YouTube dhe faqet e tjera me më shumë se dy milionë përdorues në Gjermani duhet të fshijnë postimet që përmbajnë fjalime të urrejtjes ose materiale të tjera kriminale brenda 24 orëve. Përmbajtja që nuk është e paligjshme duhet të vlerësohet brenda shtatë ditëve. Ligji i ri është një nga më të vështirat e këtij lloji në botë. Mosrespektimi do të rezultojë në një dënim prej 5 milion euro, i cili mund të rritet në 50 milion euro në varësi të ashpërsisë së veprës penale. Deputetët gjermanë votuan në favor të ligjit pas disa muaj diskutimi, në ditën e fundit legjislative para pushimit veror të Bundestagut. Por ligji është dënuar nga grupet e të drejtave të njeriut dhe përfaqësuesit e industrisë. Ata pretendojnë se kufizimet kohore janë joreale dhe do të çojnë në censurë aksidentale pasi kompanitë e teknologjisë gabojnë në anën e kujdesit dhe fshijnë postimet e paqarta për të shmangur pagimin e gjobave. Ligji nuk do të hyjë në fuqi deri pas zgjedhjeve federale gjermane, të cilat do të mbahen në shtator. Në një deklaratë, Facebook tha se ai ndan shqetësimin e qeverisë gjermane për të luftuar gjuhën e urrejtjes.

Article Logic
Execution time: 0.0023770332336426