INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gjobëvënia”, Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin për “ushtarët” e Shullazit

“Gjobëvënia”, Gjykata e Krimeve të Rënda jep vendimin për “ushtarët” e Shullazit

Publikuar më: 10:46 15-10-2016

Gjykata e Krimeve të Rënda, në seancën e mbajtur ditën e sotme, i ka konfirmuar masën e sigurisë “arrest me burg” shtetasve Endrit Zela dhe Endrit Qyqja.

Zela dhe Qyqja janë arrestuar dy ditë më parë pas vizitës që i bënë  Emiljano Shullazin në mjediset e burgut 313.  Dy të arrestuarit lartpërmendur, në bashkëpunim me shtetasit Emiljan Shullazi e Gilmano Dani, si edhe për llogari të këtyre të fundit, i kanë marrë shuma të konsiderueshme parash një biznesmeni, nëpërmjet kërcënimit dhe dhunës fizike.

Në këto kushte, Prokuroria për Krime të Rënda ka krijuar dyshimet e arsyeshme, bazuar në prova, se shtetasit Endrit Qyqja dhe Endrit Zela kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Shtrëngimit me anën të kanosjes për dhënie pasurie”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Veprime në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 109/b, 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Article Logic
Execution time: 0.0027320384979248