INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjobiten vëllezërit Lleshi, pasi “kaubojsi” përshëndeti Qeverinë me këngën e tyre

Publikuar më: 10:49 03-03-2016

Një video e postuar në faqen e tij në facebook ku deputeti i partisë socialiste Eduart Ndocaj nuk e ka humbur rastin pa e ironizuar qeverinë Rama nëpërmjet një kënge të rapsodëve të njohur, vëllezërit Lleshi.

“Ndocaj duke udhetuar diku në Europë frymëzohet dhe përshëndet Qeverinë me këngën e rapsodeve Vellezerit Lleshi”

Pasi kaubojsi përdori këngën e tyre për të pershendetur Qeverinë deputeti Eduart Ndocaj ka denoncuar gjobitjet e rende te vellezerve LLeshi. Ne nje postimne FB, Ndocaj ka shkruar: Kur ligjet nuk janë për të edukuar njerëzit, por për të ndëshkuar të varfrit.

Rapsodi Pejter Lleshi pjesë e grupit “Lleshi”, ka një mjedis ku shet ca disqe muzike, dy tavolina ku pinë kafe 3 njerëz gjithë ditën, me sipërfaqe totale 16 m2, inspektorati i antiduhanit ka kaluar dhe ka gjetur një klient duke pire duhan, pa tavull brenda dhe e gjobit me 3 milion lekë të vjetra.

Pra, pronari i lokalit me 16 m2, Pjeter Lleshi, u gjobit me 3 milion lekë të vjetra. Duhet të theksojmë se as pronari nuk e pinë duhanin.

Kujtojmë se kjo gjobë është vendosur pasi z. Ndocaj përshëndeti Qeverinë me këngën e vëllezërve “Lleshi” që shajnë qeverinë pikërisht për punë gjobash e taksash.

Article Logic
Execution time: 0.0036599636077881