INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjobvënie dhe trafik droge, arrestohet vëllai i Lul Cakës, në kërkim objektivi i atentatit të Fierit

Gjobvënie dhe trafik droge, arrestohet vëllai i Lul Cakës, në kërkim objektivi i atentatit të Fierit

Publikuar më: 19:37 27-05-2016

Falë operacionit të koduar “Bashkëpunimi”, policia e Fierit, ka vënë në pranga dy persona dhe një është shpallur në kërkim. Vëllai i Lulzim Cakës, të fortit të Beratit, Julian Caka dhe Gentian Kica janë arrestuar, ndërsa është shpallur në kërkim Kelmend Kastrati, që ka qenë shënjestra e atentatit të bërë me 8 janar në Fier.  Këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë marrë me trafikim të lëndëve narkotike dhe për ketë arsye kanë shtrënguar për dhënie pasurie duke i vënë gjobë 20.000 euro shtetasin A.B.

Gjatë zhvillimit të hetimit me metoda speciale, u bë e mundur sigurimi provave materiale, sekuestrimi i 12 aparateve telefonik celular dhe disa pamjeve filmike.

Materialet iu referuan Prokurorisë për Krimet e Renda Tirane për kryerjen e veprave penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Sigurimi i kushteve e mjeteve për vrasje”.

Article Logic
Execution time: 0.0034589767456055