INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjonaj garanton që brenda vitit të gjitha institucionet e drejtësisë do të jenë funksionale

Gjonaj garanton që brenda vitit të gjitha institucionet e drejtësisë do të jenë funksionale

Publikuar më: 13:14 30-05-2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj gjatë një fjalimi në foltoren e Kuvendit deklaroi se me raportin e KE-së u vulosën detyrat e bëra nga Shqipëria.

Sipas saj reforma në drejtësi, lufta ndaj krimit e korrupsionit janë lajtmotivi i këtij raporti. Gjonaj ndër të tjera theksoi se të gjitha institucionet e drejtësisë do të jenë funksionale brenda vitit.

“Reforma në Drejtësi po zbatohet me ritme të kënaqshëm, ne garantojmë të kemi një sistem drejtësie të bazuar tek profesionalizmi, aty ku qytetarët të kenë besim. Së shpejti do të zgjidhen anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese, do të ngrihet SPAK e do të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Të gjitha institucionet e drejtësisë do të jenë funksionale dhe në shërbim të qytetarëve”,- vijoi ajo.

Ministrja nuk nguroi t’i lëshojë një apel edhe opozitës, kur bëhet fjalë për integrimin e vendit.

“Muaji që kemi para nuk duhet të jetë një kohë konfliktesh të pakuptimta. Opozita të dalë jashtë interesave të vogla, të heqë dorë nga politika destruktive”,- vijoi ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0051829814910889