INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjoni: Kush i paguan faturat e hoteleve dhe dietat e mbledhjeve të qeverisë në rrethe?

Gjoni: Kush i paguan faturat e hoteleve dhe dietat e mbledhjeve të qeverisë në rrethe?

Publikuar më: 11:20 24-02-2018

Qeveria dhe deputetët duhet të japin shpjegim për abuzimet me fondet publike. Gazetarja Edlira Gjoni shkruan se "qeveria duhet të sqaroj publikisht se kush i paguan faturat e hoteleve, udhëtimeve e dietave sa herë që mbledhjet mbahen në rrethe'. “Duke pritur nga media dokumentin zyrtar që sqaron arsyet pse qeveria mblidhet në rrethe, pse në hotel të shtrenjtë, sa kushton fatura që paguajnë shqiptarët nga taksat në përfundim të fundjavës qeveritare dhe cilat janë përfitimet publike të takimit kësaj radhe. Dokumenti duhet të jetë publik. Edhe shifra e shpenzimeve dhe lista e gjithë pjesëmarrëve po ashtu”-shkruan Gjoni. Ajo shton se publiku duhet të vihet në dijeni për fakte të tilla. “Nëse fatura mbulon edhe shpenzime miqsh a familjarësh, apo nëse në fund të muajit Shkurt pjesëmarrësit kërkojnë dieta nga Kuvendi për këto ditë, janë të lutur juristët të ndriçojnë publikun me termat dhe parashikimet ligjore për abuzim të parave publike (në gjuhën popullore, vjedhje)”-analizon gazetarja. Më tej ajo kërkon që hetime të bëhen edhe për deputetët e opozitës që hynë në protestë duke qëndruar me ditë të tëra në çadër. “Dhe meqë jemi te kjo temë, në pritje edhe të hetimit për vjedhje të secilit prej deputetëve të opozitës, që për muajt e çadrës në vitin 2017, kanë përvetësuar në mënyrë të jashtëligjshme para në formën e dietave e shpenzimeve "për punën si deputetë", ndërkohë që kamerat 24 orë i nxirrnin te çadra”-thotë Gjoni. “Pra edhe mashtrim, edhe vjedhje. Këto janë cironka si punë, po duhen bërë. E publiku pret zhvillimet!”-e mbyll shkrimin e saj gazetarja.

Article Logic
Execution time: 0.0041940212249756