INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Gjuha diplomatike’ e Koresë së Veriut: Mike Pence idiot

‘Gjuha diplomatike’ e Koresë së Veriut: Mike Pence idiot

Publikuar më: 09:14 24-05-2018

Vijojnë të jenë të tensionuara raportet mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së edhe pse u duk se në takimin e qershorit tonet do të zbuteshin.

Pas deklaratave të zv/presidentit Pence i cili e paralajmëroi Kim Jong un që të mos luante me Trump tashmë është një zyrtare e lartë e Koresë së Veriut e cila e quajti Pence, “idiot ” dhe paralajmëroi për “përplasje të mundshme bërthamore” nëse diplomacia dështon.

Choe Son-hui tha se Pheniani “nuk do ta lusë SHBA-në për dialog” e as “nuk do të përpiqet ta bindë atë të ndjekë bisedimet”.

Në një artikull të publikuar në agjencinë verikoreane të lajmeve KCNA, ajo tha se Pence ka bërë “deklarata të shfrenuara dhe të pahijshme” në media në ditët e fundit, përfshirë komentet e tij se Koreja e Veriut “mund të përfundojë si Libia”.

Në ditët e fundit, të dyja palët kanë paralajmëruar se takimi i paraparë për 12 qershor midis presidentit amerikan, Donald Trump, dhe liderit verikorean, Kim Jong-un, mund të shtyhet ose të anulohet.

Pheniani tha se do ta rishqyrtojë pjesëmarrjen nëse SHBA këmbëngul që ai të heqë dorë nga armët bërthamore në mënyrë të njëanshme.

Article Logic
Execution time: 0.0036869049072266