INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjuha shqipe do mësohet edhe në shkollat turke

Gjuha shqipe do mësohet edhe në shkollat turke

Publikuar më: 20:03 23-02-2017

Ministria turke e Edukimit do bëjë pjesë të kurrikulave të saj për gjimnazet, duke filluar që nga shtatori, edhe dy gjuhë të reja, atë boshnjake dhe shqipe. Ky lajm është njoftuar nga një zyrtar i këtij dikasteri.

Nxënësit e grupmoshës 13-16 vjeç do të kenë mundësinë të mësojnë gjuhën boshnjake dhe shqipen si pjesë e kurseve për gjuhët e gjalla dhe dialektet, në të cilat ata mund të mësojnë aktualisht edhe gjuhë të tjera që fliten në Turqi dhe vendet fqinje të saj, siç janë dialektet kurde “Kurmanji” dhe “Sorani”, gjuha abkaziane dhe gjeorgjiane, si dhe ajo “Laz”.

Ndërkohë, duke nisur nga mosha 7-vjeçare e deri në atë 18-vjeçare, studentëve iu është bërë e detyrueshme mësimi i anglishtes, sikurse kanë mundësi të zgjedhin mes gjermanishtes dhe frëngjishtes.

Sipas marrëveshjes së vitit 2015 mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës, turqishtja mësohet në mbi 80 shkolla anembanë Bosnjes. Gjuha boshnjake, një përzierje serbokroatishte, flitet nga rreth 2.2 milionë persona, shumica e të cilëve jetojnë në Bosnje-Hercegovinë, por edhe në shtetet e ish-Jugosllavisë. Ndërsa mbi 5 milionë njerëz në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Greqi flasin shqipen.

Article Logic
Execution time: 0.0036101341247559