INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjuha shqipe vendoset lëndë më zgjedhje në Turqi

Gjuha shqipe vendoset lëndë më zgjedhje në Turqi

Publikuar më: 11:26 22-10-2016

Drejtori i përgjithshëm i Arsimit Bazë në Ministrinë e Arsimit të Turqisë, Dr. Cem Genço?lu, në ceremoninë e nënshkrimit të protokollit në sallën e mbledhjeve të rektoratit të Universitetit Trakya, ka njoftuar se vitin e ardhshëm që nga klasa e 5-të gjuha shqipe dhe boshnjake do të vendosen në programin arsimor si lëndë zgjedhore.

Programi dhe materialet e lëndës së këtyre dy gjuhëve që do të vendosen në programin mësimor do të përgatiten nga Universiteti Trakya, shkruan Anadolu Agency.  

“Ne gjuhën boshnjake dhe atë shqipe nuk e vërejmë si një gjuhë të huaj, por si një prej gjuhëve që vendosin lidhjet e qytetërimit tonë të përbashkët.

Në Bosnje dhe Hercegovinë ndodhen 6 mijë nxënës boshnjakë që mësojnë turqisht, edhe ne themi që edhe fëmijët tanë të mund t’iu shprehin atyre ‘Dobri Dosli’. Shpresoj që edhe kjo nga pikëpamja jonë do të vlerësohet si një takim kulturor”.

Ndërkohë rektori i Universitetit Trakya, Prof. Dr. Erhan Tabako?lu, duke vënë në dukje se misioni dhe zgjerimi i tyre si universitet është Ballkani, ka theksuar se është krenari që universiteti i tyre do të përgatisë programet e këtyre mësimeve.

Ndërsa më pas protokolli është nënshkruar nga Genço?lu dhe Tabako?lu.

Article Logic
Execution time: 0.0038399696350098