INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Gjumë dhe seks”! Ky është fshati ku të gjithë do të dëshironit të ishit? Pyesni banorët njëherë ...

“Gjumë dhe seks”! Ky është fshati ku të gjithë do të dëshironit të ishit? Pyesni banorët njëherë ...

Publikuar më: 20:08 27-12-2017

“Gjumë dhe seks”, kur i lexojmë këto dy fjalë padyshim të gjithë bëhemi kuriozë? Po, është e vërtetë në këtë fshat të gjithë vuajnë nga “sëmundja” e gjumit dhe seksit.

Bëhet fjalë për fshatin Kalachit i cili ndodhet në kufirin rus të Kazakistanit. Njerëzit që jetojnë në këtë fshat vuajnë nga sëmundja e gjumit edhe pse banorët e fshatit kishin fjetur në tre vjeçarin e fundit, ata ishin “gjysmë të zgjuar” duke përjetuar dëshirë të tepruar seksuale dhe halucinacione. Një situatë e cila i kishte ndikuar negativisht tek banorët. Deri diku një situatë e pashpjegueshme.

Madje këtë lloj situatë nuk kanë arritur ta interpretojnë dot as shkencëtarët. Por pas një kohe të gjatë kërkimesh dhe hetimesh u zbulua se kjo situatë ishte krijuar nga një minierë e braktisur uraniumi. Teprica e minierave të braktisura të uraniumit në rajon dhe rreth tij është më shumë se 10 herë norma normale e dioksidit të karbonit, që thuhet se ka një ndikim negativ tek njerëzit që jetojnë në rajon. Kjo gjë shkaktoi një kauzë të vërtetë në mendjen dhe trupin e banorëve. U Krijoi haluçinacionë të tepërta seksi në kokë aq sa i bëri njerëzit të vuanin nga pagjumësia. 

Gjatë periudhës së Bashkimit Sovjetik, uraniumi u nxor nga qyteti i Krasnogorsk në një rajon afër fshatit Kalachi. Megjithatë, pavarësisht nga braktisja e uraniumit për dekada të tëra, ai vazhdoi të përcillte helm rreth tij.

Article Logic
Execution time: 0.00376296043396