INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjumi i pamjaftueshëm shkakton probleme zemre

Gjumi i pamjaftueshëm shkakton probleme zemre

Publikuar më: 08:09 12-06-2016

Gjumi i pamjaftueshëm ka efekte negative në shëndet, veçanërisht atë të zemrës. Një studim i publikuar në revistën “Hipertension”, ngre alarmin në mënyrë të veçantë për ata që punojnë natën.

Në funksion të studimit, vullnetarët janë ndarë në dy grupe dhe për një javë kanë fjetur vetëm 5 orë gjumë, gjysma e tyre gjatë ditës dhe gjysma tjetër gjatë natës.

Gjatë eksperimentit, ata kanë matur presionin e gjakut, ritmin e zemrës, intervalet nga rrahja në rrahje dhe nivelet e hormonit të stresit.Në përfundim të testeve u pa se presioni i gjakut kishte mbetur i qëndrueshëm, por ritmi i rrahjeve ishte shtuar te të gjithë personat që morën pjesë në studim.

Në grupin që kishte fjetur vetëm gjatë ditës, nivelet e hormonit të stresit ishin më të larta, ndërsa ritmi i rrahjeve të zemrës binte gjatë kohës që ishin zgjuar.“Ulja e ritmit të rrahjeve të zemrës konsiderohet një tregues i rrezikut kardiovaskular”, kanë thënë studiuesit.Por sinjalet më alarmante janë vëzhguar gjatë fazës së gjumit, gjatë të cilës presioni dhe ritmi i zemrës bien dhe lejojnë “rigjenerimin” e muskulit të zemrës.

Article Logic
Execution time: 0.0035388469696045