INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjumi i pasdites nuk ka të paguar. I shërben zemrës dhe mendjes

Gjumi i pasdites nuk ka të paguar. I shërben zemrës dhe mendjes

Publikuar më: 15:51 26-06-2019

Nëse ndodheni në shtëpi pas mesditës bëni mirë të merrni një sy gjumë. Kërkimet kanë treguar se gjumi i pasdites i shërben shëndetit dhe mendjes.

Sipas disa studiuesve mjafton më pak se një orë gjumë për t’i sjellë përfitime organizmit.

Përfitimin parësor e ka zemra. Studimi në fjalë zbuloi se pushimi gjatë drekës zvogëlon presionin e gjakut, duke zvogëluar rrezikun e një sulmi në zemër. Në këtë studim, u testuan 212 pacientë të cilët kishin presion të lartë të gjakut, dhe dëshironin të merrnin një sy gjumë pas mesditës. Pas studimit, ku të gjithë pacientët ndoqën të njëjtin ritual, duke fjetur gjumë pas mesditës, u zbulua se këta njerëz kishin tension më të ulët se më parë.

Por jo vetëm zemra punon më mirë. Gjumi pasdite rrit edhe përqendrimin.

40 minuta gjumë në orët e pasdites mjaftojnë për të rritur përqendrimin dhe fokusin për 100%.

Gjithashtu një nga përparësitë më të rëndësishme të gjumit është përmirësimi i kujtesës dhe funksioni kognitiv. Kjo do të thotë që ju do të mund të mendoni dhe kujtoni shumë më mirë. Gjithashtu, gjumi ju ndihmon të jeni më kreativ.

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667