INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Gjunjëzohet Haiti: Stuhia “Mathew” shkakton 6 të vdekur e dëme të mëdha [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 05-10-2016

Uragani më i fuqishëm i Karaibeve në gati një dekadë shkaktoi dëme të mëdha në Haiti, ku solli erëra deri në 230 km në orë, reshje të dendura dhe përmbytje. “Matthew”, një stuhi e kategorisë së katërt shkaktoi të paktën dy të vdekur në Haiti dhe 4 të tjerë në Republikën Domenikane.

Bilanci pritet të rritet pas verifikimit të shtrirjes së dëmeve. Zona më e goditur ishte ajo në jug të ishullit, e cila u izolua pas shembjes së një ure që e lidh atë me kryeqytetin Port o Prince. Urgani është zhvendosur tani në brigjet verilindore të Kubës, duke kërcënuar edhe Floridën, ku është ngritur alarmi.

Si pasojë e stuhisë Mathew konfirmohet se deri më tani gjashtë persona kanë humbur jetën, prej të cilëve dy në Haiti dhe katër në Republikën Domenikane. Megjithatë, në komunikatat që kanë patur për mediat, zyrtarët e dy vendeve kanë nënvizuar se presin që bilanci i viktimave të rritet për shkak se ende nuk është bërë vlerësimi i plotë i dëmeve të shkaktuara.

Ekspertët thanë se nga matjet e bëra, era kishte fryrë me një shpejtësi prej 230 kilometrash në orë, ndërkohë që ka patur shira të dendur dhe përmbytje.

Aktualisht në zonat më të prekura kanë mbërritur menjehërë forcat zjarrfikëse të cilat po angazhohen në operacione kërkim shpëtimi. Ata shprehen se prioritet në misionet e tyre janë të moshuarit të cilët e kanë edhe më të vështirë për të reaguar në raste të tilla.

 

Aktualisht është shpallur gjëndja e jashtëzakonshme në Florida, Georgia dhe në Karolinën e Jugut, teksa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e disa miliona banorëve. Vetëm nga Karolina e Jugut, pritet evakuohen 1 milionë persona.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164