INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjurmët e gishtërinjve drejt Greqisë, Agim Kajmaku do verifikohet nëse është Jorgo Toto që ka falsifikuar paratë

Gjurmët e gishtërinjve drejt Greqisë, Agim Kajmaku do verifikohet nëse është Jorgo Toto që ka falsifikuar paratë

Publikuar më: 15:49 31-08-2019

Agim Kajmaku i zgjedhur më 30 qershor i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së Prokurorisë për të dhënë shenjat e gishtave. Kreu i bashkisë së Vorës mësohet se është paraqitur në laboratorin shkencor të policisë, në kuadër të hetimeve që Prokuroria ka nisur për të për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Tashmë organi i akuzës pritet të nisë drejt Greqisë edhe letërporositë ku do të kërkojë informacione nëse Agim Kajmaku ka dosje penale në këtë shtet.
Gjurmët daktiloskopike do të krahasohen me ato të personave që janë arrestuar apo hetuar vendin fqinj.

Krahasimi i shenjave të gishtave është vendimtar pasi përpara 16 vitesh kryetari i Bashkisë së Vorës sipas dokumentave të PD dhe siç e ka pranuar edhe vete në atë kohë ka mbajtur identitetin Jorgo Toto.
Sipas dokumentave të bërë publik nga Partia Demokratike Kajmaku është arrestuar në vitin 2003 për bërje biznes me para të falsifikuara me emrin Jorgo Toto.
PD thotë se kryebashkiaku i Vorës është në kërkim në Greqi me emrin Jorgo Toto dhe jo Agim Kajmaku.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037460327148438