INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
''Gjurmët që lë pas''/ Protesta kundër braktisjes së vendit: Një këpucë për çdo të afërm të larguar

''Gjurmët që lë pas''/ Protesta kundër braktisjes së vendit: Një këpucë për çdo të afërm të larguar

Publikuar më: 14:12 24-02-2019

Protesta unike e mbajtur para pak ditësh në Shkup, ku qytetarë të shumtë vendosën para godinës së qeverisë maqedonase këpucët e të afërmve të detyruar të emigrojnë si pasojë e keqqeverisjes, duket se ka frymëzuar edhe në Tiranë.

Më 2 Mars, në sheshin “Nënë Tereza”, do të mbahet e njëjta protestë edhe në kryeqytetin shqiptar e që është titulluar "Gjurmët që lë pas''.
“Duke përqafuar lëvizjen qytetare të Maqedonisë, ne, të rinjtë e vendit tonë, ftojmë çdo shqiptar të prekur nga plaga e emigrimit të bashkohen në këtë protestë simbolike. Gjurma e një të riu që lë vendin e vet, për një jetë më të mirë, është një boshllëk i pashlyeshëm. Bashkohemi, për çdo shqiptar që nuk mundi të flas i lirë, gjuhën e nënës. Bashkohemi, për t'ju treguar se gjurmët e tyre, nuk harrohen. Gjurmët e tyre, janë përpjekjet për liri dhe dinjitet. Aktiviteti konsiston në vendosjen e një palë këpucë, si simbol për cdo të afërm që është larguar nga Shqipëria”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, gjatë 2018 kanë udhëtuar jashtë vendit 4 milionë e 969 mijë shtetas, ndërsa janë kthyer vetëm 4 milionë e 766 mijë shtetas. Pra, mbi 202 mijëshqiptarë kanë ikur dhe nuk janë kthyer ende.

Shifrat e larta të braktisjes së vendit kanë sjellë ulje të lindshmërisë dhe për rrjedhojë plakje të popullsisë në vend.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0036249160766602