INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata: Arrest me burg 3 zyrtarëve të ARSH, për aksidentin në Kavajë

Gjykata: Arrest me burg 3 zyrtarëve të ARSH, për aksidentin në Kavajë

Publikuar më: 14:20 15-05-2016

Gjykata e Kavajës ka lënë në fuqi kërkesën e organit të akuzës së Kavajës, duke lënë në arrest në burg për treshen e zyrtarëve, të Autoritetit Rrugor Shqiptar, në lidhje me aksidentin e ndodhur me 8 maj në aksin rrugor Plepa-Qerret, në Kavajë.Gjykata e Kavajës e ka vleftësuar si të ligjshëm ndalimin e shtetasve Dritan Fejzo, drejtori juridik i ARRSH-së, Bib Gjomakaj, drejtori rajonal i Autoritetit Rrugor të Tiranës dhe Lek Tushaj, drejtori i sigurimit të cilësisë pranë ARRSh-së. 

Në këtë aksident rrugor humbën jetën dy fëmijë: Dritan dhe Aliçe Negollari, përkatësisht 5 dhe 3 vjeç, të cilët ndodheshin në automjetin e drejtuar nga nëna e tyre. Nga veprimet hetimore, Prokuroria e Kavajës dyshon se pasojat e aksidentit rrugor do të ishin më të vogla nëse siguria rrugore e aksit ku ka ndodhur ngjarja do të ishte më e lartë.

Article Logic
Execution time: 0.0028729438781738