INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Amsterdamit  rrëzon kërkesën e Arben Frrokut, e ekstradon në Shqipëri

Gjykata e Amsterdamit rrëzon kërkesën e Arben Frrokut, e ekstradon në Shqipëri

Publikuar më: 15:34 13-08-2016

Gjykata hollandeze ka rrëzuar pretendimet e Frrokut  dhe ka vendosur që ai të ekatradohet në Shqipëri . Frroku refuzonte ekstradimi me argumetin se burgjet shqiptare nuk ishin të sigurta dhe se ai kërcënohej nga gjakmarrja.

Arben Frroku është i dënuar në vendin tonë me burgim të përjetshëm, pasi akuzohet të ketë vrarë oficerin e policisë, Dritan Lamaj.

Më ketë vendim i hapet rrugë kthimit të tij në Shqipëri, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga Gjykata Apelit për Krimet e Rënda, Qershorin e vitit të kaluar.

Gjykata e Shkallës së Parë e kishte shpallur të pafajshëm. Gjykata holandeze vlerësoi se Frroku nuk solli provat e mjaftueshme për të penguar ekstradimin e tij.

Ndërsa pretendimet se burgjet shqiptare nuk janë të sigurta dhe jeta e tij kërcënohet, togat e zeza argumentuan se këto pretendime nuk qëndrojnë.

Arben Frroku u arrestua në Holandë në datën 6 Mars me një pasaportë greke të falsifikuar me identitetin e Renato Tsepa. Ai u ndalua fillmisht për akuzën e falsifikimit të dokumenteve. Ndërsa më pas u kryen verifikimet dhe rezultoi se ai ishte Arben Frroku, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e një polici.

Article Logic
Execution time: 0.003809928894043