INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e dënon me BURG, Fjolla Morina bën reagimin e papritur! [FOTO]

Gjykata e dënon me BURG, Fjolla Morina bën reagimin e papritur! [FOTO]

Publikuar më: 12:30 02-03-2021

Ndërkohë që Fjolla Morina ndodhet në arrati, Gjykata e Kukësit ndryshoi ditën e djeshme (1 mars) masën e sigurisë ndaj saj. Në mungesë të këngëtares, gjykata vendosi ta ndryshonte masën nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”.

Ky vendim u mor, pasi këngëtarja vendosi të braktiste shtëpinë në Kukës ku duhej të kalonte izolimin dhe u arratis në drejtim të paditur.

Ndërkohë, pasi ky lajm bëri xhiron e mediave ditën e sotme, duket se Fjolla Morina nuk është shqetësuar aspak.

Në llogarinë e saj në Instagram ajo ka publikuar disa video në të cilat shfaqet përkrah një mikeshe dhe partnerit të saj, Fisnik Syla. Nga pamjet e publikuara këngëtarja duket shumë e qetë, teksa vazhdon të shijojë jetën e saj në arrati.

teats.png

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111