INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Dibrës lë të lirë pedofilin. Rrëfimi tronditës i nënës së vajzës autike të abuzuar!

Gjykata e Dibrës lë të lirë pedofilin. Rrëfimi tronditës i nënës së vajzës autike të abuzuar!

Publikuar më: 09:53 20-04-2016

P. Ç pak kohë më parë ka mashtruar një vajzë të vogël 5 vjeç me spektër autik me një qese me fara dhe me gjëra të tjera që ai i kishte blerë në dyqan. E më pas e ka marrë me vete te bodrumi i pallatit. Në bodrum ai mbante një divan, ku kryente vepra të turpshme. Këtë veprim të turpshëm nëna 33 vjeçare e mësoi nga fqinjët e më pas kur pyeti vajzën dëgjoi të njëtën histori. E tronditur nëna e denoncoi, por Gjykata e Dibrës sipas saj gaboi rëndë, pasi më pas e liroi pedofilin. Pas këtij zhgënjimi të fortë nëna e të miturës ka rëfyer se është shumë e tronditur nga vendimi dhe është dorëzuar se nuk ka mundësi të ndjekë më këtë çështjë, pasi është grua e divorcuar me tre fëmijë e pa mbështjetje.
“Unë nuk kapem dot me gjykatën. Gjyqtarëve, që e lanë të lirë personin që abuzoi seksualisht me time bijë, u kam lënë Zotin. Vëllezërit i kam në emigracion. Të afërmit e tjerë i kam larg e jam dhe grua pa burrë”, sqaroi G. Hoxha.
Nëna thotë se vajza ka shumë frikë të dalë nga dera e shtëpisë. E indinjuar, nëna e tre fëmijëve pohoi për Gazetën Shqiptare se vendimi i gjykatës është skandaloz. Sipas saj, trupi gjykues nuk ka marrë parasysh as dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët e ngjarjes. Madje dhe me punonjësja e shërbimit social, Flogerta Koçi, ka pohuar faktin se vajza ka rrëfyer para saj dhe policisë për veprimet e turpshme të 43- vjeçarit.

Article Logic
Execution time: 0.004500150680542