INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Durrësit merr vendimin për 25-vjeçarin që goditi prindërit me thikë

Gjykata e Durrësit merr vendimin për 25-vjeçarin që goditi prindërit me thikë

Publikuar më: 16:44 22-06-2018

Gjykata e Durrësit ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për 25-vjeçarin Hajri Neziri,që goditi disa herë me thikë prindërit e tij.

Në caktim e masës së sigurisë e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjykata ka lënë në burg 25-vjeçarin, ndërsa çështjen ia ka kaluar Krimeve të Rënda Tiranë, duke shpallur njëkohësisht edhe mos kompetencën e vijueshmërisë së gjykimit për çështjen në fjalë.

Arrest më burg është dhënë si masa paraprake, pasi sipas gjykatës së Durrësit, masa do të rikonfirmohet nga krimet e Renda.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717