INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Krimeve ndryshon masën e sigurisë për Dashamir Xhikën, lirohet nga paraburgimi

Gjykata e Krimeve ndryshon masën e sigurisë për Dashamir Xhikën, lirohet nga paraburgimi

Publikuar më: 13:45 26-07-2018

Ish drejtori i Autoritetit Rrugor, Dashamir Xhika është liruar nga paraburgimi.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka ndryshuar masën e sigurisë për ish drejtorin nga arrest me burg në arrest shtëpie.

Mësohet se gjatë kohës së hetimit për tenderin e rrugës Tiranë-Elbasan, Xhika do qëndrojë në shtëpi.

Dashamirë Xhika u arrestua këtë vit pasi akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

Dashamir Xhika dyshohet se ka shkelur ligjin duke shmangur Bordin e Autoritetit Rrugor në ndryshimin e një kontrate të firmosur në vitin 2011 për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan.

Gjithashtu se së bashku me dy vartësit e tij kanë kërkuar fonde shtesë për rrugën Tiranë-Elbasan pa patur një studim nga institucionet e caktuara. Kërkesa është bërë dy herë, një herë për 35 milionë dollarë dhe në rastin e dytë disa miliona të tjerë.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377