INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Krimeve shpall moskompetencë për padinë e Ballës për shpifje. Basha: Po zvarrit çështjen me qëllim!

Gjykata e Krimeve shpall moskompetencë për padinë e Ballës për shpifje. Basha: Po zvarrit çështjen me qëllim!

Publikuar më: 17:19 10-07-2018

Pak ditë më parë, Taulant Balla ka ngritur një padi kundër Lulëzim Bashës për shkak të akuzave, që ky i fundit ka ngritur në kuvend për çështjen 'Toyota'

Pas kësaj ka reaguar dhe Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka shpallur moskompetencë për padinë e Ballës.

Pas këtij njoftimi ka reaguar dhe kreu i PD-së Lulzim Basha i cili e ka cilësuar të qëllimtë veprimin e Ballës, që në këtë mënyrë të zvarrisë çështjen.

“Zvarritjen e çështjes, krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë, mashtrimin e opinionit publik”, shprehet Basha.

DEKLARATA E PLOTË

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Kryetarit të PD Lulzim Basha për të shpallur moskompetencën për akuzën e ngritur nga Taulant Balla.

Dokumenti bashkëngjitur përmban kërkesën paraprake të pranuar të Kryetarit të PD dhe argumentat ligjorë për çështjen që do të gjykohet në Gjykatën e Tiranës.

Në argumentet e Kryetarit të PD theksohet se ankimimi në gjykatën e gabuar nga Taulant Balla të mos jetë bërë me qëllim;

1-zvarritjen e çështjes

2-krijimin e rrethanave të rreme për të ndikuar hetimin penal ndaj çështjes ku akuzohet si i përfshirë

3-mashtrimin e opinionit publik

Duke vënë në dukje shpejtësinë me të cilën Gjykata e Krimeve të Rënda trajtoi brenda 24 orëve kërkesën e Ballës, që nga procedura e regjistrimit, marrja e saj në dorëzim nga Kryetari i Gjykatës, hedhja e shortit dhe caktimi i gjyqtarit, marrja në dorëzim e dosjes nga gjyqtari i caktuar, shqyrtimi fillestar i saj, caktimi i seancës gjyqësore dhe përpilimi i aktit procedurat të thirrjes së palëve në gjykim, Basha shprehet se “dëshiron të besojë që me këtë standard dhe shpejtësi maksimale, Gjykata zbaton për çdo çështje që lidhet me krimin e organizuar dhe korrupsionin”.

Article Logic
Execution time: 0.002500057220459