INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Lartë hap garën për gjyqtarët e rretheve: Bëhuni pjesë e KLGJ

Gjykata e Lartë hap garën për gjyqtarët e rretheve: Bëhuni pjesë e KLGJ

Publikuar më: 14:18 22-08-2018

Gjykata e Lartë ka hapur përsëri garën për anëtar nga rrethet për në KLGJ.

Ky njoftim ka ardhur pas shkarkimit të gjyqtarit të Apelit të Durrësit, Besim Trezhnjeva pasi nuk justifikoi dot pasurin gjatë kalimit të vettingut.

Trezhnjeva ishte i vetmi kandidat për rrethet, dhe pas largimit të tij Gjykata e Lartë hap garën për kandidatë të rinjë.

Kjo është thirrja e dytë që bën Gjykata e Lartë dhe nëqoftë se edhe pas thirrjes së dytë nuk paraqiten kandidatë nga shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, zgjedhja e tyre bëhet me short nga radhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant.

NJOFTIMI I PLOTË


RISHPALLJE E THIRRJES PËR PARAQITJEN E SHPREHJES SË INTERESIT NGA GJYQTARËT E GJYKATAVE TË APELIT JASHTË TIRANËS PËR POZICIONIN E ANËTARIT TË KËSHILLIT TË LARTË GJYQËSOR.
Në procesin e krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Gjykata e Lartë vepron në zbatim të urdhërimeve kushtetuese e ligjore, e në mënyrë të vecantë të pikës 2 të nenit 147 të Kushtetutës, të pikës 1 të nenit 7 si dhe të pikave 4 dhe 5 të nenit 11 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, në të cilët parashikohet se:
Neni 147/2 i Kushtetutës
Këshilli i Lartë Gjyqësor përbëhet nga 11 anëtarë, gjashtë prej të cilëve zgjidhen nga gjyqtarët e të gjitha niveleve të pushtetit gjyqësor dhe pesë anëtarë i zgjedh Kuvendi, nga radhët e juristëve jogjyqtarë.
Neni 7/1 i Ligjit nr. 115/2016
Mbledhja e Përgjithshme e gjyqtarëve të të gjitha niveleve zgjedh 6 anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor, sipas raportit të mëposhtëm:
a) tre prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të shkallës së parë. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të shkallës së parë jashtë Tiranës;
b) dy prej të zgjedhurve janë gjyqtarë të apelit. Së paku 1 prej tyre është gjyqtar në një gjykatë të apelit jashtë Tiranës;
c) një prej të zgjedhurve është gjyqtar në Gjykatën e Lartë.
Neni 11/4 i Ligjit nr. 115/2016
Në qoftë se nuk ka kandidatë për një ose më shumë nga nivelet e gjyqësorit që duhet të përfaqësohen në Këshillin e Lartë Gjyqësor, sipas përcaktimeve të nenit 147, të Kushtetutës dhe të këtij ligji, Kryetari i Gjykatës së Lartë bën një thirrje të dytë jo më vonë se 3 ditë nga dita kur shpallen kandidaturat në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë. Në këtë rast afati për paraqitjen e shprehjeve të interesit është 15 ditë nga dita e shpalljes së thirrjes së dytë.
Neni 11/5 i Ligjit nr. 115/2016
Në qoftë se edhe pas thirrjes së dytë nuk paraqiten kandidatë nga shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, zgjedhja e tyre bëhet me short nga radhët e gjyqtarëve që kanë kandiduar për vendin vakant. Çdo kandidat që përmbush kriteret për t’u zgjedhur anëtar i Këshillit dhe kriteret për t’u ngritur në detyrë ose për t’u transferuar në shkallët e papërfaqësuara të gjyqësorit, ka të drejtë të kandidojë për vendin vakant përkatës.
Për këtë qëllim, Gjykata e Lartë, në referim të këtyre dispozitave ligjore. rishpall thirrjen e dytë për paraqitjen e shprehjes së interesit për gjyqtarët e gjykatave të apelit jashtë Tiranës për të paraqitur kandidaturën për tu zgjedhur në pozicionin e anëtarit të KLGJ.
Kushtet ligjore që duhet të plotësojnë gjyqtarët e interesuar janë të parashikuara në nenin 7 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”.
Sipas përcaktimeve të mësipërme afati i shprehjes së interesit është 15 ditë nga dita e rishpalljes së thirrjes së dytë dhe përfundon me datë 6 Shtator 2018.
Gjyqtarët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën dhe dokumentacionin sipas parashikimeve të nenit 10 të ligjit nr. 115/2016 “ Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë” në Gjykatën e Lartë.
Dorëzimi i tyre duhet të bëhet në njërën prej mënyrave të mëposhtme:
- dorazi, pranë zyrës së protokollit të institucionit të Gjykatës së Lartë (nga ora 08:00-16:00);
ose
- me postë, në adresën postare zyrtare të Gjykatës së Lartë:
[gjykata e lartë, rruga “ibrahim rrugova”, tiranë];
ose
- me postë elektronike, në adresën zyrtare elektronike të Gjykatës së Lartë: [email protected] ( kërkesa dhe dokumentacioni duhet te jenë në format ËORD ose PDF).
Kryetarët e gjykatave të marrin masa që ky njoftim t’i bëhet i ditur gjyqtarëve të gjykatës që drejtojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0039668083190918