INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Lartë italiane nuk e cilëson krim masturbimin publik

Gjykata e Lartë italiane nuk e cilëson krim masturbimin publik

Publikuar më: 10:44 12-09-2016

Gjykata më e lartë e Italisë ka vendosur që masturbimi në publik nuk është një krim , për aq kohë sa nuk është kryer në prani të të miturve .

Vendimi erdhi nga Gjykata e Lartë Italiane, La Corte di Cassazione nisur nga rasti i një burri 69 vjeçar, i cili u kap duke masturbuar në Catania, një qytet në bregun lindor të Siçilisë.

Vendimi më pas u hodh poshtë po nga kjo Gjykatë,  në rastin e  69 -vjeçarit të sipërpërmendur, i identifikuar vetëm si " PL ", i cili u kap duke masturbuar.

Ky person u  dënua në maj të 2015-ës pasi kreu aktin para studentëve në Universitetin e Catana Campus. Në bazë të dokumenteve të paraqitura në Gjykatën Supreme, burri u dënua me tre muaj burg dhe urdhëroi që të paguajë një gjobë prej 3200 eurosh (3600 dollarë).

Megjithatë, avokati i të pandehurit e apeloi çështjen në Gjykatën më të lartë të vendit , e cila vendosi në anën e të akuzuarit në qershor.  Gjyqtarët vendosën se masturbimi  publik (jo kur bëhet në  praninë e të miturve) nuk konsiderohet sjellje kriminale për shkak të një ndryshimi në ligjin e vitit të kaluar , i cili dekriminalizoi aktin.

Kodi i ri penal bën thirrje për burgim, deri në katër vite e gjysëm nëse akti bëhet në prani të të miturve.

Në të kundërt, Gjykata rrëzoi dënimin " PL -së " .Rasti është dërguar përsëri nëgGykatat vendore në Catania për të përcaktuar saktësisht se çfarë gjobe administrative do t’iu vihej personave dhe ajo  ishte mes  € 5,000 ( $ 5,651 ) dhe 30,000 € ( 33,912 $ ). Masturbimi publik mbetet vepër penale në shumë pjesë të tjera të botës , ku ajo mund të çojë në  dënim me burg .

Article Logic
Execution time: 0.0037169456481934