INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Lartë liron ish - Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Kokthin

Gjykata e Lartë liron ish - Drejtorin e Tatimeve të Tiranës, Kokthin

Publikuar më: 10:15 04-05-2016

Edhe pse Gjykata e Apeli kishte lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, për ish - drejtorin e Tatimeve në Tiranës, Androkli Kokthi, ajo e Lartë e la të lirë.
Kokthi tani u lirua nga akuzat, po fillimisht ai u arrestua se akuzohej se në të paktën 16 raste u kishte kthyer mallrat e sekuestruara bizneseve, në këmbim të parave.
Mallrat me vlerë 4 milionë lekë, ishin dërguar në magazinat e Rezervave të Shtetit në mars të vitit 2015, drejtori i Tatimeve Tiranë në atë kohë me anë të një shkrese urdhëroi lirimin nga konfiskimi të mallit dhe kthimin e tij subjektit privat që i ishin gjetur produktet pa faturë.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824