INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për KLGJ

Gjykata e Lartë publikon emrat e kandidatëve për KLGJ

Publikuar më: 15:51 06-09-2018

Gjykata e Lartë ka publikuar sot emrat e kandidatëve për Këshillin e Lartë Gjyqësor. Kandidatët janë Brikena Ukperaj, dhe Luan Dervishi. Kandidatët për KLGJ vijnë nga gjykatat e apeleve në rrethe. Ukperaj ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 2004 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006. Prej vitit 2016 është gjyqtare në Gjykatën e Apelit Vlorë. Gjyqtarja është konfirmuar në detyrë nga institucionet e vettingut. Luan Dervishi ka përfunduar fakultetin e Drejtësisë në vitin 1985. Prej vitit 2007 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër. 

Bazuar në Nenin 11 të ligjit të sipërpërmendur, Gjykata e Lartë do të vijojë menjëherë me procedurën për verifikimin e plotësimit të kushteve nga kandidatët, sipas përcaktimeve të nenit 7, pikat 2 dhe 4, të këtij ligji dhe më pas kjo gjykatë do të shpallë zyrtarisht kandidaturat në faqen zyrtare të saj. Këshilli i Lartë Gjyqësor është organ kolegjial i përbërë nga 11 (njëmbëdhjetë) anëtarë, nga të cilët 6 janë gjyqtarë nga të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor, ku 1 është anëtar nga Gjykata e Lartë, 2 nga Gjykatat e Apelit; dhe 3 nga Gjykatat e Rretheve Gjyqësore.

Article Logic
Execution time: 0.0043408870697021