INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Shkodrës lë në burg shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë, Safet Bajrin

Gjykata e Shkodrës lë në burg shqiptarin më të kërkuar në Belgjikë, Safet Bajrin

Publikuar më: 13:14 24-09-2018

Safet Bajri, një nga anëtarët e bandës “Bajri” të goditur disa ditë më parë nga policia, ka dalë para Gjykatës së Shkodrës, ndërsa forca të shumta policie kanë rrethuar gjykatën. Gjykata ka vendosur të lërë në burg Bajrin në seancën e rivlerësimit të masës së sigurisë për akuzat në Belgjikë. Safet Bajri akuzohet për trafik droge e prostitucion nga autoritetet belge. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 22 vite burgim. Pas marrjes së masës së sigurisë për akuzat nga Belgjika, Safet Bajri u nis drejt Tiranës për një tjetër seancë tek Krimet e Rënda. Ndërkohë sot jepet masa e sigurisë për 6 të ndaluarit, ndërsa për 3 të tjerët ditën e nesërme. Seanca është duke u zhvilluar me dyer të mbyllura.

Article Logic
Execution time: 0.0033409595489502