INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Shkodrës njeh vendimin e asaj belge, Safet Bajrit i shtohet një tjetër dënim

Gjykata e Shkodrës njeh vendimin e asaj belge, Safet Bajrit i shtohet një tjetër dënim

Publikuar më: 22:00 02-03-2019

Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e drejtësisë belge për dënimin edhe me 9 vite burg të të fortit të Shkodrës, Safet Bajri.

Bajri u arrestua në shtator të 2018 në kudaër të një operacioni mes Policisë së Shtetit dhe policive të Holandës dhe Belgjikës.

I forti i Shkodrës akuzohet për disa vepra të tjera penale, ndërsa tashmë mbi të do të rëndojë dhe vendimi i dhënë nga Belgjika, me 9 vite burg.

Kështu Gjykata e Shkodrës ka njohur vendimin e ardhur nga Belgjika për Bajrin, ndërkohë që në mungesë ekstradimi, ai do ta vuaj dënimin në Shqipëri.

 

Article Logic
Execution time: 0.0042769908905029