Gjykata e Stambollit ka dhënë vendimin për arrestimin e 17 gazetarëve të akuzuar për mbështetje të Fetullah Gylen, i cili akuzohet si organizatori i grushtit të shtetit të 15 korrikut. Ata janë akuzuar se janë anëtarësuar në një “grup terrorist”, raportojnë mediat turke.
Ndërkohë, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, është shprehur se do të tërheqë të gjitha paditë kundër personave që janë akuzuar se e kanë ofenduar atë. Ai tha se e ka marrë një vendim të tillë pasi është frymëzuar nga uniteti i popullit gjatë grushtit të dështuar të shtetit.