INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Tiranës i kthen padinë Panuccit, ka 20 ditë kohë...

Gjykata e Tiranës i kthen padinë Panuccit, ka 20 ditë kohë...

Publikuar më: 15:16 09-09-2018

Gjykata e Tiranës i ka kthyer padinë trajnerit të Kombëtares shqiptare, Christian Panucci, që ishte ngritur kundër ish-Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Anila Karanxha, gjyqtarja e çështjes, ka argumentuar se padia ku kërkohej 100 mijë euro dëmshpërblim, kishte të meta në formulimin e saj.

Mësohet se gjyqtarja i ka kërkuar palës paditëse që të plotësojë këto mangësi brenda 20 ditëve. Nëse ky afakt nuk respektohet, atëherë padia do të cilësohet e rrëzuar. Mbetet për t’u parë nëse avokatët e Panuccit do të reagojnë për këtë betejë me Nishanin.

Trajneri i Kombëtares paditi ish-Presidentin për shkak se ky i fundit ishte shprehur pas humbjes me Kosovës, duke e quajtur Panuccin: “Sharlatan që shkatërron edhe atë që ishte ngritur.”

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828