INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata e Tiranës, 30 ditë burg për gjykatësin Hoxha dhe të birin

Gjykata e Tiranës, 30 ditë burg për gjykatësin Hoxha dhe të birin

Publikuar më: 12:33 05-05-2016

Jepet masa e sigurisë për gjyqtarin Ibrahim Hoxha dhe të birin. Ata respektivisht do të qëndrojnë të paktën e 30 ditë në burg. At e bir u arrestuan më 2 maj dhe mbi ta rëndon akuza për korrupsion.
Gjyqtari Ibrahim Hoxha dhe djali i tij u arrestuan pas një hetimi 6 mujor, pasi policia kishte informacione se gjyqtari ishte në kontakt me një palë në konfliktin gjyqësor për një pronë dhe u kishte premtuar të mbante anën e tyre.
Dyshohet se, djali i gjyqtarit së bashku me dy miq të tij u takuar me djalin e biznesmenit dhe ky i shoqëruar nga dy miq. Këta të fundit i kanë dhënë një pako djalit të gjyqtarit dhe ai menjëherë e ka dërguar pakon në zyrën e babait.

Article Logic
Execution time: 0.0035228729248047