Gjykata Themelore e Prishtinës vendosi ditën e djeshme që Fjolla Morina të qëndrojë 40 ditë në paraburgim me dyshimin për trafikim me armë dhe arratisje nga vendi i paraburgimit. Masa e paraburgimit do llogaritet prej momentit kur Morina është arrestuar. Ky vendim do të jetë në fuqi deri në një vendim të radhës, që mund të jetë ekstradimi në Shqipëri, duke qenë se këngëtarja është e kërkuar nga autoritetet shqiptare.
Mirëpo i çuditshëm është fakti se Fjolla ka bërë një postim sot në rrjete sociale. Këngëtarja ka publikuar në Facebook një foto të saj nga pushimet, në të cilën shihet duke mbajtur në krahë vajzën e vogël, Alyah. Ajo ka vendosur mbi foto ditën dhe orën e saktë, duke lënë vend për shumëFjolla Morina u arrestua tre ditë më parë në dyqanin e saj në Prishtinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar më 21 prill 2021, një muaj pasi gjykata e Kukësit e dënoi me 6 vite burgim për “trafik të armëve dhe municionit”.