Është caktuar masa e sigurisë për Ilirjan Pajon, i cili u arrestua dy ditë më parë pas dhunës së ushtuar ndaj ish-bashkëshortes së tij. Për të gjykata e Vlorës vendosi arrest me burg.
Gjykata kishte caktuar vetë dhe një avokat mbrojtës, edhe pse 44-vjeçari ka refuzuar mbrojtjen.
Kur është pyetur, Pajo, e cilësoi ngjarjen si momentale dhe të pamenduar. E nuk foli më gjatë për dhunën në mes të rrugës ndaj ish bashkëshortes dhe në sy të fëmijëve të mitur. Ai në mënyrë absurde për të bindur që nuk është i dhunëshëm edhe pse ish bashkëshortja ka raportuar të kundërtën, shtoi se me të ka konsumuar disa herë dhe kafe pas divorcit.
Pajo ka pranuar se detyrimin financiar kundrejt fëmijëve të tij në shumën 15 mijë lekë të reja nuk e ka dhënë asnjëherë, po u ka dhënë shuma të vogla.
Ndërsa ish-bashkëshortja e tij M. Çaushaj pas dhunës dhe mjekimit që ka marrë ka lënë edhe ambientet e spitalit dhe ka apeluar për ndihmë finaciare dhe një punë. Pasi ndihma ekonomike prej 4500 lekë në muaj nuk i del për të mbajtur as me bukë tre fëmijët e saj të mitur.