INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjykata Europiane e Llogarive: Prokurimet publike në Shqipëri pa garë, legjislacioni larg standardeve të BE-së

Gjykata Europiane e Llogarive: Prokurimet publike në Shqipëri pa garë, legjislacioni larg standardeve të BE-së

Publikuar më: 10:49 30-07-2018

30 % e prokurimeve publike në Shqipëri zhillohen pa garë nëpërmjet procedurës së negocimit. Është ky vlerësimi i Gjykatës Evropiane të Llogarive, institucioni më i lartë i auditit në BE, i cili ka marë në analizë procedurat e prokurimit në vendet e zgjerimit për 2017. Sipas këtij institucioni europian, legjislacioni shqiptar në fushën e prokurimit nuk është plotësisht në përputhje me atë të BE në këtë fushë, ccka i hap rrugë konkurencës së pandershme. Gjithashtu ligji për procedurat e prokurimit publik nuk është në linjë me legjislacionin e Shqipërisë për menaxhimin financiar. Sipas Gjykatës kjo rrit mundësinë e përdorimit të panevojshëm të procedurës me negocimin pa garë, e cila nuk  është transparente. Analiza e Gjykatës Europiane tregon se sistemi elektronik nuk përdoret gjithmonë për procedurat me negocim edhe në rastet kur kjo do të ishte e mundur dhe e përshtatshme që do të thotë se zvogëlon transparencën e procedurës së prokurimit. Gjithashtu auditi europian cilëson se  legjislacioni shqiptar i prokurimit publik, lejon përdorimin e procedurave me negocim në rastet  të cilat janë përcaktuar si emergjenca. Por, nga ana tjetër legjislacioni lejon përdorimin e 12 argumenteve të ndryshme për përcaktimin e një rasti si emergjence.  Po ashtu, Gjykata ka vënë re se në shumë raste ka interpretime të ndryshme të legjislacionit për prokurimin publik. Nuk ka udhëzime specifike dhe të hollësishme për hapat, afatet dhe veprimet e Autoriteteve Kontraktuese që duhet të aplikohen gjatë përdorimit të procedurës me negocim dhe gjithashtu nuk ka udhëzime për monitorimin e procedurave të prokurimit publik. Gjykata Europiane e Llogarive rekomandon qe APP-ja duhet të promovojë përdorimin e sistemit elektronik të prokurimit publik për procedurat e negociuara në mënyrë që të rrisë transparencën. Ndërkohë duhet të harmonizohet ligji për procedurat e prokurimit publik dhe legjislacioni i menaxhimit financiar.

Article Logic
Execution time: 0.0035860538482666